Përdorimi i armëve kimike në Siri, SHBA s’përjashton sulmim ajror kundër Assadit

Amerika

Përdorimi i armëve kimike në Siri, SHBA s’përjashton sulmim ajror kundër Assadit

Më: 8 prill 2018 Në ora: 23:43
Ilustrim

Shtëpia e Bardhë nuk përjashton mundësinë e një sulmi ajror kundër objektivave të regjimit sirian në përgjigje të sulmit të mundshëm kimik ndaj popullsisë në Duma.

"Nuk do të përjashtoja asnjë mundësi”,   është përgjigjur për shtypin amerikan, Thomas Bossert, këshilltar i presidentit Donald Trump për sigurinë kombëtare dhe antiterrorizmin.

“Në këto momente jemi duke verifikuar sulmin”,   ka thënë ai, duke shtuar se ai dhe pjesa tjetër e ekipit të sigurisë kombëtare janë në kontakt me Trumpin sa i takon mënyrës së një përgjigjeje të mundshme.

SHBA së bashku me tetë vende të tjera anëtare të Këshillimit të Sigurimit në OKB, Britania e Madhe, Franca, Polonia, Holanda, Suedia, Kuvajti, Peruja dhe Bregu i Fildishtë, ka kërkuar një mbledhje urgjente, e cila pritet të mbahet nesër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat