Brazil, 20 të vrarë gjatë tentativës për arratisje nga burgu

Amerika

Brazil, 20 të vrarë gjatë tentativës për arratisje nga burgu

Më: 11 prill 2018 Në ora: 12:41
Brazil

Të paktën 20 persona, shumica e të cilëve të burgosur, u vranë në qytetin brazilian Belem gjatë një tentative për arratisje nga burgu.

Autoritetet thanë se të burgosurit u ndihmuan nga një grup i armatosur nga jashtë burgut, të cilët tentuan të hedhin në erë me dinamit një prej mureve.

Sipas hetuesve, një prej viktimave është një roje burgu, ndërsa 19 të tjerët janë të burgosur dhe ata që po i ndihmonin nga jashtë.

Mediet lokale raportuan se përleshjet që shpërthyen gjatë arratisë në burgun “Santa Izabel” në Belem ishin të ngjashme me skenat e luftës.

Mësohet se dhjetëra persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e shkëmbimit të zjarrit. Sipas policisë, gardianët e burgut u përballën me të burgosurit dhe agresorët nga jashtë njëkohësisht, e mundën që të ndalin arratinë.

Megjithatë, në burg kanë nisur tashmë apelet e kontrollet për t’u siguruar se askush nuk ka mundur t’ia mbathë gjatë kaosit të krijuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat