SHBA, avokati privat i presidentit Trump nën hetim penal

Amerika

SHBA, avokati privat i presidentit Trump nën hetim penal

Më: 14 prill 2018 Në ora: 09:12
Cohen

Në SHBA, prokurorët federalë zbuluan të premten se avokati privat i Presidentit Donald Trump është nën hetim kriminal.

Cohen ndodhet nën hetim prej muajsh, thanë prokurorët gjatë një paraqitjeje në gjykatën federale të Manhatanit në Nju Jork.

Prokurorët thanë se hetimi përqendrohet tek marrëdhëniet e tij personale të biznesit "dhe jo te puna si avokat”.

Ata i bënë komentet si përgjigje ndaj përpjekjes së zotit Cohen për të mos lejuar prokurorët të shqyrtojnë dokumentet që ata sekuestruan gjatë bastisjes së shtëpisë dhe zyrës së tij ditën e hënë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat