Pentagoni ka një mesazh për regjimin e Assadit, pas sulmeve të mbrëmshëm

Amerika

Pentagoni ka një mesazh për regjimin e Assadit, pas sulmeve të mbrëmshëm

Më: 14 prill 2018 Në ora: 16:20
ilustrim

Gjenerali Kenneth McKenzie, drejtor i Shtabit të Përbashkët, ka thënë se sulmet e mbrëmshme në Siri nga SHBA-ja dhe aleatët e saj “ishin shfaqje e fuqishme nga bashkimi i aleatëve”.

Ka bërë të ditur se SHBA-të kanë tri objektiva që sipas tij do të ndikojë në regjimin sirian.

“Kemi vendosur 105 armë kundër tre objektivave në Siri, që do të ndikojnë ndjeshëm në regjimin sirian dhe në përdorimin e armëve kimike në të ardhmen. Është thënë edhe më parë, por dëshiroj ta theksoj përsëri që me mëshirë, ky sulm ishte dyfishi i sulmit të prillit të vitit 2017”, raporton CNN.

Pentagoni bënë të qartë se ky sulm ndaj regjimit sirian të Assadit, ishte dyfishi i sulmit të kaluar dhe më i fuqishëm.

Në anët tjetër gjatë ditës së sotme presidenti i SHBA-ve, Donald Trump e ka cilësuar si të suksesshëm sulmin ndaj Sirisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat