Pentagoni: Të 105 raketat goditën objektivat e zgjedhur

Amerika

Pentagoni: Të 105 raketat goditën objektivat e zgjedhur

Më: 14 prill 2018 Në ora: 16:30
Siri

Zëdhënësja e Pentagonit Dana White tha se SHBA dhe aleatët e saj goditën me sukses çdo objektiv në sulmet ajrore në Siri që ndodhën brenda natës.

Sulmet ishin në përgjigje të përdorimit të dyshuar të regjimit sirian të armëve kimike gjatë fundjavës së kaluar. Në total, SHBA përdorën 105 armë kundër tre objektivave.

“Unë mund t’ju siguroj se ne kemi marrë çdo masë dhe masë paraprake për të goditur vetëm atë që kemi synuar – dhe kemi arritur me sukses çdo objektiv”, tha White para gazetarëve.

Ajo theksoi se SHBA beson se ka dëmtuar ndjeshëm aftësinë e Asadit për të kryer një sulm me armë kimike.

Gjenerali Kenneth F. McKenzie u tha gazetarëve se vlerësimi fillestar është se Departamenti i Mbrojtjes i arriti qëllimet e tij pa pësuar dëme nga mbrojtja ajrore siriane.

Përpjekjet nga mbrojtja siriane ishin të pasakta, në kontrast me misionin e SHBA, tha ai.

“Ne jemi të sigurt se të gjitha raketat tona arritën objektivat e tyre”, theksoi McKenzie.

Ai tutje shtoi se janë të sigurt që janë shmangur demet në civilë, edhe pse nuk mund të jenë të sigurt, duke pasur lansimin e raketave nga mbrojtja siriane ato sigurisht që kanë rënë diku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat