Shpërthen motori gjatë fluturimit, pasagjerja vdes pasi thithet nga dritarja

Amerika

Shpërthen motori gjatë fluturimit, pasagjerja vdes pasi thithet nga dritarja

Më: 18 prill 2018 Në ora: 10:36
”Southwest Airlines”

Një pasagjere humbi jetën pasi u thith nga një dritare e avionit të kompanisë ”Southwest Airlines”.

Ajo u desh të tërhiqej brenda nga pasagjerët e tjerë, pasi avioni u godit nga një predhë pas shpërthimit aksidental të motorit.

Jennifer Riordan, nënë e dy fëmijëve nga Albuquerque, po kthehej nga një udhëtim pune.

Përveç 43 vjeçares vdekja e së cilës u konfirmua nga autoritetet e Filadelfias, edhe shtatë persona të tjerë kishin mbetur të plagosur.

Avioni po mbante 149 persona, ndërsa kishte destinacion Dallasin.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat