Uli avionin pasi i shpërtheu motori, përgëzohet pilotja heroinë

Amerika

Uli avionin pasi i shpërtheu motori, përgëzohet pilotja heroinë

Më: 18 prill 2018 Në ora: 19:47
Tammie Jo Shults kreu një ulje emergjence në Aeroportin e Philadelphias dhe mundi të shpëtojë me dhjetëra njerëz në bordin e avionit.

Pilotja që arriti të ulë avionin e kompanisë “Southwest Airlines”, pasi një prej motorëve të tij shpërtheu, po konsiderohet si heroinë nga pasagjerët që ajo shpëtoi.

Tammie Jo Shults kreu një ulje emergjence në Aeroportin e Philadelphias dhe mundi të shpëtojë me dhjetëra njerëz në bordin e avionit.

Shults mori kontrollin e mjetit fluturues, kur një prej motorëve shpërtheu. Si pasojë e shpërthimit, një nga dritaret e avionit u thye dhe pasagjerja e ulur aty thuajse u thith jashtë avionit nga presioni i lartë.

Fatkeqësisht, pasagjerja ndërroi jetë për shkak të një infarkti, por pilotja shpëtoi 149 personat e tjerë në bord.

Tammie Jo Shults shërbeu në Marinë për 10 vite, ku drejtonte avionë luftarakë. Ajo e la shërbimin pasi arriti gradën e nënkomandantit dhe ishte një nga femrat e para, që kaluan nga ushtria në aviacionin civil.

Pasagjerët e avionit që shpëtuan për mrekulli përgëzuan tej mase kapitenen Shults dhe sugjeruan që ajo të marrë medalje. Madje, disa prej tyre e krahasuan me kapitenin Chelsey Sulenberger, i cili uli avionin me motorë të dëmtuar mbi lumin Hudson në vitin 2009.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat