“Kush dëshiron marrëdhënie më të mira me SHBA, tash e ka shansin”

Amerika

“Kush dëshiron marrëdhënie më të mira me SHBA, tash e ka shansin”

Më: 23 prill 2018 Në ora: 23:02
Corey Lewandowski

Çdo vend që dëshiron më shumë dhe marrëdhëniet më të mira me SHBA-të, tani, gjatë administratës së Donald Trump ka një mundësi unike për ta bërë këtë.

Kështu ka deklaruar Corey Lewandowski, strateg i zgjedhjeve amerikane dhe komentues politik, i cili për një vit e gjysmë ka punuar si menaxher i kampanjës Trump.

“Prania juaj e madhe në Uashington është çelësi për përmirësimin e marrëdhënieve. Unë shpresoj se ju do të përdorni këtë mundësi", ka thënë Lewandowski në Beograd, i pyetur nga pjesëmarrësit në diskutimin e organizuar nga grupet TGI dhe OJQ "EastWest Bridge", për Trump dhe se si ata e shohin marrëdhëniet e ardhshme Serbi-SHBA.

Sipas tij, administrata e Trumpit është shumë e fokusuar në të ardhmen dhe ajo që ka ndodhur në të kaluarën nuk paragjykon se çfarë do të ndodhë në të ardhmen.

"Vitet kur Departamenti i Shtetit ka kryer një politikë në drejtim të gabuar, shpresoj se kanë marrë fund. Nëse mund të kemi lidhje më të ngushta, kjo do të ndodhë në sajë të pranisë tuaj më të fortë në Uashington", ka thënë Lewandowski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat