Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump ka pritur sot në një takim mirëseardhës homologun e tij francez Emmanuel Macron dhe bashkëshorten e tij Brigitte.
Kjo vizitë, sipas mediave botërore, dëshmon edhe njëherë marrëdhëniet e mira mes Amerikës dhe Francës. Që të dy presidentët kanë dalë për të përshëndetur turmën e njerëzisht nga shtëpia e bardhë duke shtrënguar duart së bashku me bashkëshortet e tyre, të cilat që të dyja kanë qenë të veshur në të bardha.
Macron dhe bashkëshortja e tij janë pritur me nderime ushtarake. Kjo është vizita e parë e presidentit francez në SHBA që nga marrja e mandatit presidencial nga Trump.