Vrasësi serial i Kalifornisë u “kap” nga interneti

Amerika

Vrasësi serial i Kalifornisë u “kap” nga interneti

Më: 27 prill 2018 Në ora: 14:35
Joseph DeAngelo

Prokurorët në Kaliforni thanë se faqet e internetit që merren me gjenealogjinë luajtën një rol shumë të rëndësishëm në gjurmimin e personit që akuzohet se është një vrasës serial famëkeq.

Joseph DeAngelo dyshohet se është i ashtuquajturi Vrasësi i Kalifornisë, i cili fajësohet për një seri vrasjesh, përdhunimesh dhe grabitjesh në vitet ‘70 dhe ‘80. AND-ja e gjetur në vendngjarjet e krimeve tregonte se ato ishin kryer nga i njëjti preson, por policia nuk po mundej që të identifikonte fajtorin.

Pas ndalimit të DeAngelos, 40 vjet pas krimeve, hetuesit thanë se përdorën informacionin gjenetik në faqet e internetit që kushdo mund t’i përdorë për të gjurmuar prejardhjen e tij. Kjo, sipas hetuesve, ngushtoi shumë zonën e kërkimit në vetëm disa familje.

Kërkimi u ngushtua edhe më shumë pasi hetuesit eleminuan individët që nuk kishin moshën e dyshuar të vrasësit. Pas zbulimit të të dyshuarit kryesor, pikërisht ish-agjentin e policisë DeAngelo, ai u vu nën vëzhgim dhe autoritetet mundën që të siguronin AND-në nga mbeturinat që ai hidhte dhe vërtetuan se ajo përkonte me krimet.

Hetuesit thanë se DeAngelo është paditur deri tani me 8 akuza për vrasje, por hetimet vazhdojnë për të verifikuar sa më shumë nga krimet e vrasësit serial që në vitet ‘70-‘80 tmerroi Kaliforninë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat