New York Times regjistron 139 000 abonentë të rinj në tremujorin e parë 2018

Amerika

New York Times regjistron 139 000 abonentë të rinj në tremujorin e parë 2018

Më: 3 maj 2018 Në ora: 23:50
ilustrim

New York Times ka fituar rreth 139 000 abonentë on line gjatë tre muajve të parë të vitit 2018, duke arritur kuotën e 2. 783 milionë abonentëve në botimet dixhitale, sipas një deklarate të publikuar sot.

Abonimet dhe shitjet në shifra përfaqësojnë tashmë 63% të të ardhurave të grupit, krahasuar me vetëm 30% për reklamat, të cilat ende përbëjnë më shumë se 50% e të ardhurave në vitin 2011.

Ndërsa të ardhurat nga abonimet dhe shitja e botimeve të printuara u rritën me 7,5% gjatë kësaj periudhe, ndërsa ato regjistruan rënie me 3,4% për të ardhurat që vijnë nga publiciteti.

Çuditërisht, rënia e reklamave ishte më e theksuar për shitjen e hapësirave në internet (-6% në një vit) sesa për letër (-2%). Një fenomen që grupi e shpjegon duke marrë si krahasim tremujorin e parë aspak pozitiv të vitit 2017, shënuar nga fillimet e administratës Trump dhe piku i audiencës.

Të ardhurat neto u rritën me 67%, në 21,9 milionë dollarë një rritje e pjesshme për shkak të ndikimit fiskal dhe shpenzimeve të veçanta të shënuara në tremujorin e parë të vitit 2017./ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat