Biden, kritika për Trump: Mirësjellja në Shtëpinë e Bardhë, arriti fundin

Amerika

Biden, kritika për Trump: Mirësjellja në Shtëpinë e Bardhë, arriti fundin

Më: 13 maj 2018 Në ora: 08:31
Joe Biden

“Mirësjellja në Shtëpinë e Bardhë ka prekur fundin” tha ish zëvendës-presidenti amerikan Joe Biden pas komenteve tallëse të zyrtareve atje një ditë më parë mbi John McCainin.

“E pyesja veten se kur do ta mbërrinte kjo administrate nivelin e saj më të ulet dhe një gjë e tillë ndodhi të premten”, thuhet në deklaratën e fortë të tij.

Reagimi i Bidenit ishte një kundërpërgjigje ndaj fjalëve të këshilltares së Donald Trump, Kelly Sadler, e cila vuri në lojë kritikat e senatorit të Arizonës për të përzgjedhurën e Presidentit në krye te CIA-s.

“Ato çfarë thotë McCain janë të parëndësishme”, ishte komenti tallës i Sadler; “ai po vdes gjithsesi”.

McCaini 81 vjeçar është duke luftuar lufton me kancerin në tru. Ligjvënësi i torturuar e i kthyer në të burgosur lufte gjatë luftës së Vietnamit, i kërkoi të mërkurën senatit të votonte kundër kandidaturës se Gina Haspel për postin e drejtores së Agjencisë Qendrore të Inteligjencës.

Mccain shpjegoi se beson që Haspel është patriote, por se “refuzimi i saj për të pranuar imoralitetin e torturës ia skualifikon automatikisht kandidaturën”.

Pas publikimit të komenteve të Kelly Sadlerit, bashkëshortja e senatorit McCain, Cindy, në një postim në Twitter shkruante “ju kujtoj se burri im ka një familje, 7 fëmijë dhe 5 nipër e mbesa”, ndërsa vajza e tij Meghan se pas kësaj që beri, këshilltarja duhet ta humbasë vendin e punës në Shtëpinë e Bardhë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat