Shkuan për të hetuar një vdekje në hotel, por ajo çfarë u ndodhi policëve do të befasoheni

Amerika

Shkuan për të hetuar një vdekje në hotel, por ajo çfarë u ndodhi policëve do të befasoheni

Më: 13 maj 2018 Në ora: 10:47
Pamje nga hoteli ku po hetohet vdekja e nje personi

Autoritetet e Atlantas thonë se tre policë janë shtruar në spital pas ardhjes në kontakt me një element kimik  të shtunën, ndërsa po hetonin vdekjen e një njeriu të gjetur në një hotel pranë Atlantas, shkruan “Daily news”, përcjell “Bota sot”.

Policët e Qarkut DeKalb u sëmurën pasi hynë në dhomën ku njeriu vdiq rreth orës 4 të mëngjesit.

“Të tre oficerët ishin të ndërgjegjshëm dhe të vëmendshëm”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Qarkut Dekalb Shiera Campbell.

"Atje, diçka i bëri policët të sëmurën," tha ajo. "Ne nuk kemi asnjë ide se çfarë ka ndodhur dhe nga kush”.

Ndërsa nuk dihet ende nëse ekspozimi i këtij elementi kimik ishte aksidentale apo me qëllim, zëdhënësja Campbell ka thënë se vdekja e njeriut në hotelin e zgjatur nuk po hetohet si vrasje.

Nga ana tjetër, autoritetet kompetente janë duke bërë autopsinë për gjetur shkaktarët e kësaj vdekje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat