Operohet Melania Trump

Amerika

Operohet Melania Trump

Më: 14 maj 2018 Në ora: 22:23
Melania Trump

Zonja e parë e SHBA-së, Melania Trump iu nënshtrua sot një operacioni kirurgjik, njoftoi zëdhënësja e saj, Stephanie Grisham.

"Këtë mëngjes zonja e parë Melania Trump iu nënshtrua një trajtimi në veshka. Procedura ishte e suksesshme dhe nuk kishte komplikime”, tha zëdhënësja e zonjës së parë në një deklaratë për CNN.

Zonja e parë Melania Trump iu nënshtrua operacionit të veshkave në Qendrën Mjekësore Ushtarake Kombëtare “Walter Reed” pranë Uashingtonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat