Barack dhe Michel Obama bëhen producentë për Netflix

Amerika

Barack dhe Michel Obama bëhen producentë për Netflix

Më: 21 maj 2018 Në ora: 19:46
Ish-presidenti amerikan, Barak Obama dhe bashkëshortja e tij Michel

Ish-presidenti amerikan, Barak Obama dhe bashkëshortja e tij Michel, kanë nënshkruar një marrëveshje shumë-vjeçare me Netflix për të prodhuar filma dokumentarë.

Ish-presidenti Barak Obama njoftoi sot për arritjen e marrëveshjes për prodhimin shumëvjeçare të filmave me Netflix.

Çifti Obama ka krijuar kompaninë "Higher Ground Productions", për të prodhuar përmbajtje për Netflix.

Ish-presidenti u ka thënë bashkëpunëtorëve, se ai nuk ka ndërmend të përdorë platformën e re për të zhvilluar një fushatë publike kundër pasardhësit të tij në Shtëpinë e Bardhë, ose për të luftuar kundër mediave konservatore si Fox News.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat