Pompeo: Venezuelën e pret izolimi ndërkombëtar

Amerika

Pompeo: Venezuelën e pret izolimi ndërkombëtar

Më: 21 maj 2018 Në ora: 20:22
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka paralajmëruar sot qeverinë e Venezuelës se do të përballet me izolimin e bashkësisë ndërkombëtare, derisa të mos rinovohet demokracia dhe të mbajë zgjedhje të lira dhe transparente.

Pompeo në një kumtesë për media tha se SHBA dënon zgjedhjet e djeshme presidenciale në Venezuela, duke i quajtur ato si mashtruese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat