Trump kërkon "qasje tjetër" me Kinën në bisedimet për tregti

Amerika

Trump kërkon "qasje tjetër" me Kinën në bisedimet për tregti

Më: 23 maj 2018 Në ora: 15:03
Presidenti amerikan, Donald Trump, foto nga arkivi.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka dhënë shenja për një qasje të re në bisedimet për tregti mes SHBA-së dhe Kinës, duke thënë se rruga momentale është “shumë e vështirë” për t’u kaluar dhe se duhet “strukturuar ndryshe” çfardo marrëveshje që mund të arrihet.

Përmes një postimi në Twitter, Trump ka përmendur verifikimin si vështirësi të ndonjë zgjidhje eventuale, mirëpo nuk ka dhënë detaje rreth asaj si ai apo administrata e tij mund të vazhdojnë negociatat.

“Marrëveshja jonë me Kinën është duke shkuar mirë, mirëpo në fund neve na duhet ta ndryshojmë strukturën, pasi do të jetë shumë e vështirë të përfundojmë procesin dhe të verifikojmë rezultatat”, ka thënë Trump në postimin e tij.

Deklarata e Trumpit ka ardhur në kohën kur dy shtetet me ekonominë më të fuqishme në botë po negociojnë pas mundësisë së vënies së tarifave nga të dy palët, duke rritur kështu shqetësimet për nisje të luftës tregtare.

Të martën, Trump u ka thënë gazetarëve se ai nuk është i kënaqur me bisedimet mes dy shteteve, mirëpo vendet janë ende “vetëm në fillim”, të bisedimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat