Seanca me ligjvënësit për informatorin që Presidenti Trump e quan “spiun”

Amerika

Seanca me ligjvënësit për informatorin që Presidenti Trump e quan “spiun”

Më: 24 maj 2018 Në ora: 16:48
Donald Trump

Zyrtarë të lartë të zbulimit dhe rendit, pritet të informojnë dy grupe ligjvënësish të enjten në lidhje me hetimin për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016. Një prej senacave do të jetë vetëm me tre republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe një tjetër me një grup dypartiak. Takimet vijnë ndërsa presidenti Trump ka intensifikuar sulmet ndaj komunitetit të zbulimit.

Në sesionin e parë zëvendës Prokurori i Përgjithshëm Rod Rosentstein, Shefi i Personelit të Shtëpisë së Bardhë, John Kelly, Drejtori i Zbulimit Kombëtar Dan Coats and Drejtori i FBI-së Christopher Wray do të takohen me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Paul Ryan, kreun e Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Zbulimin, Davin Nunes dhe kryetarin e Komisionit për Reformë Qeveritare, Trey Gowdy.

Shtëpia e Bardhë e organizoi takimin me tre ligjvënësit republikanë që duan më shumë informacion për një informator të FBI-së që kishte pasur kontakte me zyrtarë të fushatës së zotit Trump gjatë fushatës së vitit 2016.

Demokratët u ankuan se takimi ishte i papërshtatshëm dhe kërkuan një sesion të zgjeruar që të përfshinte një grup dypartiak prej tetë senatorësh dhe anëtarësh të Dhomës së Përfaqësuesve.

Kërkesa u plotësua, por jo për të zëvendësuar takimin e parë. Takimi i dytë do të mbahet disa orë pas atij me dy republikanët.

Presidenti Trump përdori termin "SPYGATE" për përdorimin nga FBI-ja të një informatori për të folur me tre nga zyrtarët e fushatës së tij të vitit 2016 duke thënë se kjo “mund të jetë nga nga skandalet politike më të mëdha në histori!”

Zemërimi i zotit Trump kishte në qendër përdorimin e mundshëm të një informatori të FBI-së për të raportuar rreth bisedave mbi politikën e jashtme që ai kishte pasur me tre këshilltarë të zotit Trump: Carter Page, Sam Clovis and George Papadopoulos.

Informatori I FBI-së, është identifikuar si studiuesi amerikan I politikës së jashtme në Universitetin e Kembrixhit, Stefan Halper.

Në kohën që e kishte përdorur Halperin si informator, FBI-ja po hetonte mbi lidhjet e mundshme të fushatës së zotit Trump me interesa ruse në fazat e fundit të fushatës së vitit 2016, që më pas u shndërrua në hetimin aktual të prokurorit të posaçëm Robert Mueller.

Presidenti Trump ka thënë se FBI-ja e kishte futur Halperin qëllimisht në fushatën e tij për të informuar nga brenda./VOA

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat