Venezuela liron amerikanin Josh Holt

Amerika

Venezuela liron amerikanin Josh Holt

Më: 26 maj 2018 Në ora: 22:35
Josh Holt

Presidenti Donald Trump tha se Venezuela kishte liruar nga burgu shtetasin amerikan Josh Holt. Ai u lirua të shtunën pasi u mbajt për dy vjet në burg pa gjyq.

Pritet që ai të mbërrijë në Uashington së shpejti dhe të niset më pas për në Jutah ku ka familjen.

Senatori Orrin Hatch, i cili përfaqëson shtetin Jutah në Senat, postoi një koment në Twitter ku thoshte se kishte punuar për lirimin e amerikanit Holt dhe bashkëshortes së tij, Thamy.

Senatori Hatch falenderoi edhe kryetarin e Komisionit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë Bob Corker, i cili u takua të premten me Presidentin venezuelian Nicolas Maduro në Karakas, në përpjekje për të siguruar lirimin e amerikanit. Josh Holt mbahej në burg nën akuza për armëmbajtje. Ai thotë se akuzat ishin të sajuara.

26-vjeçari Holt kishte shkuar në Venezuelë për t’u martuar me një grua me të cilën ishte prezantuar në internet. Policia e arrestoi Holt pasi gjeti një pushkë dhe granata gjatë bastisjes së kompleksit të banimit, ku jetonte çifti. Holt i ka hedhur poshtë akuzat./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat