Bush dërgohet në spital - Bota Sot
Bush dërgohet në spital

Amerika

E hënë, 25 qershor 2018

Bush dërgohet në spital

Më: 27 maj 2018 Në ora: 21:45
Ish-presidenti amerikan George H.W. Bush

Ish-presidenti amerikan George H.W. Bush, 93, është dërguar në spital në Maine sot, pas problemeve me tension të ulët të gjakut dhe lodhje, tha një zëdhënës i familjes në Twitter.

“Bush, presidenti më i vjetër amerikan i gjallë, do të qëndrojë në qendrën për përkujdesje medikale në Southern Maine për disa ditë për monitorim”, tha zëdhënësi Jim McGrath, duke shtuar se Bush po ndihet mirë.

Bush ishte hospitalizuar muajin e kaluar në Teksas për trajtim pas një infeksioni që u përhap në gjakun e tij dhe ishte i detyruar të qëndrojë i shtrirë në spital për dy javë.

Ai u pranua në spital një ditë pasi mori pjesë në funeralin e bashkëshortes së tij, Barbara, e cila ndërroi jetën më 17 prill. Çifti ishte i martuar për 73 vjet.

Bush është babai i ish-presidentit republikan Xhorxh W. Bush, i cili shërbeu dy mandate nga 2001 në 2009, dhe ish-guvernatorit të Floridës Jeb Bush, i cili pa sukses kërkoi emërimin republikan të presidentit në vitin 2016.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test