Arrestohet gruaja e baronit të drogës

Amerika

Arrestohet gruaja e baronit të drogës

Më: 27 maj 2018 Në ora: 21:57
Policia e Meksikës

Qeveria e Meksikës njoftoi sot se ka arrestuar bashkëshorten e baronit të drogës, Nemesio Oseger, me akuza për pastrimin e fondeve për kartelin e tij të fuqishëm që është fajësuar për dërgesa të heroinës në SHBA.

I njohur si "El Mencho", Oseguera është bërë njeriu më i kërkuar i drogës në Meksikë, pasi Joaquin "El Chapo" Guzman u ekstradua në SHBA vitin e kaluar për t'u përballur me gjyqin.

“Gruaja e tij, Rosalinda Garcia, u arrestua në periferi të Guadalajara në shtetin perëndimor të Jalisco, pasi një gjykatë urdhëroi arrestimin e saj mbi krimet e organizuara dhe pastrimin e parave”, tha ministri i Brendshëm meksikan Alfonso Navarrete.

Sipas tij, Garcia administronte burime për kartelin e ri të bashkëshortit të saj, i konsideruar nga autoritetet si karteli më i fuqishëm i drogës meksikane, me operacione në SHBA, Amerikën Latine, Afrikë, Evropë dhe Azi.

Navarrete tha se rreth 1,800 kriminelë janë kapur që nga fundi i janarit pas lansimit të operacionit Titian Shield, një plan federal për uljen e dhunës në ‘pikat e nxehta’ në gjithë vendin.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat