Trump: Nuk do t’i harrojmë kurrë heronjtë tanë

Amerika

Trump: Nuk do t’i harrojmë kurrë heronjtë tanë

Më: 28 maj 2018 Në ora: 22:24
Donald Trump mori pjesë sot në ceremoninë e “Ditës Përkujtimore” në Varrezat Kombëtare në Arlington.

Presidenti amerikan, Donald Trump mori pjesë sot në ceremoninë e “Ditës Përkujtimore” në Varrezat Kombëtare në Arlington.

Gjatë fjalimit të tij në ceremoninë solemne në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit, presidenti Trump falënderoi familjet e të rënëve gjatë luftës dhe veteranët e kombit.

“Sot, i gjithë vendi ynë ju falënderon dhe ju premton se, ne nuk do t’i harrojmë kurrë heronjtë tanë”, deklaroi presidenti amerikan Trump.

“Trashëgimia kulturore e akteve heroike të ushtarëve të rënë nuk është zbehur me kalimin e kohës, por është rritur, duke u përhapur më tej, duke prekur më shumë jetë dhe duke u zgjatur në kohë,” shtoi Trump.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat