Mattis: Korea Veriore nuk do të lirohet nga sanksionet deri në denuklearizim

Amerika

Mattis: Korea Veriore nuk do të lirohet nga sanksionet deri në denuklearizim

Më: 3 qershor 2018 Në ora: 10:49
Jim Mattis

Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, Jim Mattis, tha se Korea Veriore nuk do të ketë lehtësim nga sanksionet deri sa të shihen hapat konkret drejt denuklearizimit të Gadishullit.

Para takimit në Singapor me homologët e tij ai tha se “Ne do të vazhdojmë të implementojmë të gjitha rezolutat e Kombeve të Bashkuara me Korenë Veriore. Korea Veriore do të ketë lehtësira në sanksione vetëm kur të shihen hapat konkret drejt denuklearizimit”.

Komentet e sekretarit të Mbrojtjes, vijnë një ditë pas deklaratave të presidentit Donald Trump më 1 qershor, që tha se do të mbajë samitin e planifikuar me liderin Kim Jong Un më 12 qershor në Singapor.

Trump kishte anuluar takimin përmes një letre drejtuar liderit Kim, por ai sërish i është kthyer mbajtjes së takimit më 12 qershor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat