Të vetamnistohet? Avokati Giuliani: Mundet, por Trump s’do ta bëjë

Amerika

Të vetamnistohet? Avokati Giuliani: Mundet, por Trump s’do ta bëjë

Më: 4 qershor 2018 Në ora: 11:27
Rudi Giuliani

“Donald Trump mbase e ka fuqinë ta falë veten lidhur me çështjen e ndërhyrjes së supozuar ruse në zgjedhje, por nuk ka ndërmend ta bëjë një gjë të tillë”, thotë avokati i tij Rudi Giuliani.

Hetimi i prokurorit të posaçëm, Robert Mueller, mbi rolin e Moskës në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 dhe verifikimet mbi mundësinë që shefi i Shtëpisë së Bardhë të ketë penguar drejtësinë, vazhdojnë.

Çështja e faljes nisi të diskutohej pasi “New York Times” publikoi një letër drejtuar prokurorit special nga ekipi i avokatëve të Trumpit, ku thuhej se, si kreu ligjor i Shteteve të Bashkuara, ai ka pushtetin absolut t’i japë fund hetimit ose të ushtrojë të drejtën e faljes.

“Përdorimi i pushtetit që i ofron posti, – argumentojnë juristët e presidentit, – nuk do të përbënte në asnjë rast pengim të drejtësisë”. Giuliani, megjithatë këmbëngul se kjo nuk do të ndodhë.

“Mendoj se pasojat politike do të ishin të forta. Të falësh të tjerët është një gjë dhe të falësh veten është krejt gjë tjetër”, tha Giuliani.

Sipas udhëheqësit të shumicës republikane në Dhomën e Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, asnjë president nuk duhet të falë veten. “The Guardian” thotë se, nëse Trump do ta hidhte këtë hap, ai mund të përballej menjëherë me thirrjet për “impeachment” (shkarkim).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat