Politikani konservator fiton zgjedhjet në Kolumbi - Bota Sot
Politikani konservator fiton zgjedhjet në Kolumbi

Amerika

E premte, 20 korrik 2018

Politikani konservator fiton zgjedhjet në Kolumbi

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 09:33
Ivan Duque është zgjedhur president i Kolumbisë

Politikani konservator i njohur pak për publikun, Ivan Duque është zgjedhur president i Kolumbisë.

Pas një gare të përcjell me shumë ndasi, në tubimin e fitores ai ka bërë thirrje për bashkimin e vendit.  Ai ka shtuar se dëshiron që të shoh ndryshime për marrëveshjen historike, por kontraverse të arritur më 2016 me forcat guerile të Kolumbisë.

Duque që fitoi 54 për qind të votave, ka thënë se do të rishikoj marrëveshjen e cila siguron ulëse në kongres për rebelët, si dhe u lejon atyre kontestimin e zgjedhjeve, raporton BBC.

“Me përulësi dhe nderime, u them njerëzve të Kolumbisë se unë do të jap gjithë energjinë time për bashkimin e vendit. S’ka më ndarje”, u shpreh ai para mbështetësve. Figura e tij shihet si miqësore ndaj biznesit, sepse ai synon zvogëlimin e taksave dhe rritjen e investimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test