Fqinji fton policinë, gjenden mbi 500 copë armë

Amerika

Fqinji fton policinë, gjenden mbi 500 copë armë

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 18:39
Gjenden mbi 500 copë armë

Një thirrje telefonike në policinë e Los Anxhelosit ka përfunduar me gjetjen e një sasie të madhe armatimi.

Thirrja e një personi se fqinji i tij po mban armë në shtëpi, doli të jetë e vërtetë.

Kur policia arritën javën e kaluar në shtëpinë e Manuel Fernandez (60) në Agua Dulce në Kaliforni me urdhër të sherifëve të Los Anxhelosit, ata gjetën 432 copë armë, por kjo nuk ishte fundi për zbulimin e arsenalit të tij, transmeton sot ABC News.

Pas kapjes së këtyre armëve, policia mori edhe një urdhër të dytë për bastisje dhe gjetën edhe 57 armë tjera të zjarrit.

Pronari është dërguar në mbajtje për posedim armësh të zjarrit dhe municionit.

Detektivët kanë konfiskuar po ashtu edhe kompjuterë, telefona, për të cilët besohet se janë përfshirë në blerjen ilegale të armëve, njoftoi Departamenti i Sherifëve.

Fernandez ishte dënuar me 486 ditë burg në shkurt 2017, por ishte liruar në gusht 2017, sipas të dhënave të burgut. Ai do të paraqitet në gjykatë më 9 korrik.

Agua Dulce ndodhet në rajonin malor rreth 45 minuta larg Los Anxhelosit Verior.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat