Agjenti i CIA akuzohet për rrjedhje informacioni - Bota Sot
Agjenti i CIA akuzohet për rrjedhje informacioni

Amerika

E enjte, 20 shtator 2018

Agjenti i CIA akuzohet për rrjedhje informacioni

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 18:43
Joshua Schulte

Joshua Schulte, 29 vjeç po përballet me akuza për vjedhje dhe shpërndarje të informative të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA)

Ai akuzohet se qëndron prapa rrjedhjes më të madhe të informacionit në historinë e CIA-s, shkruan Politiko.

Schulte ishte akuzuar për përdorimin e faqes së Wikileaks për të parë mjetet e piraterisë së qeverisë amerikane të publikuara në mars 2017, tha Departamenti i Drejtësisë i SHBA.

Përpara gjykatës federale të Nju Jorkut, Schult u akuzua më parë për posedim të pornografisë së fëmijëve, por tani po zgjerohet për të mbledhur në mënyrë të paligjshme informacione konfidenciale, duke dëmtuar kompjuterët e CIA-s, duke gënjyer hetuesit, etj.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test