Justin Trudeau: Marihuana do të jetë legale prej 17 tetorit - Bota Sot
Justin Trudeau: Marihuana do të jetë legale prej 17 tetorit

Amerika

E shtunë, 22 shtator 2018

Justin Trudeau: Marihuana do të jetë legale prej 17 tetorit

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 11:31
Justin Trudeau

Kryeministri i Kanadasë ka shpjeguar se qëllimi i Qeverisë me këtë masë, një prej premtimeve elektorale, “është t'i mbrojë të rinjtë” dhe t'i japë fund një prej vijave të financimit të krimit të organizuar.

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, ka thënë të mërkurën, disa orë pasi që parlamenti i këtij shteti e ka aprovuar legalizimin e marihuanës, që marihuana do të jetë legale në këtë vend prej datës 17 tetor.

Trudeau ka shpjeguar në parlament që qëllimi i qeverisë kanadeze me këtë masë, është t'i mbrojë të rinjtë e vendit dhe t'i jap fund krimit të organizuar.

Ai po ashtu ka theksuar se një prej regjioneve të vendit, siç është Quebec, Ontario dhe British Columbia, kanë kërkuar që të kenë më shumë kohë për të adaptuar legjislacionin e ri, ndërsa ekzekutivi kanadez i ka dhënë një afat prej 17 javësh.

Deklarata e datës zyrtare të zbatimit të këtij ligji të ri ka ardhur pasi që parlamenti kanadez ka aprovuar legalizimin e marihuanës.

Kanadaja tani është i dyti shtet në gjithë botën që ka legalizuar marihanën pasi Uruguai që e ka bërë të njëjtin veprim në vitin 2013.

Legalizimi i marihuanës ka qenë premtim elektoral i Justin Trudeau para se t'i fitojë zgjedhjet në vitin 2015, dhe ka arritur të bëhet realitet pas shumë muajve debat parlamentar. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test