Trump: Kongresi t'i shtyjë ligjet e imigracionit pas zgjedhjeve

Amerika

Trump: Kongresi t'i shtyjë ligjet e imigracionit pas zgjedhjeve

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 18:41
Presidenti amerikan, Donald Trump

Presidenti Donald Trump tha të premten se ligjvënësit republikanë duhet të heqin dorë nga përpjekjet për të miratuar një projekt-ligj për imigracionin para zgjedhjeve të nëntorit për Kongresin.

Në një seri komentesh në Twitter, ai fajësoi demokratët që nuk po i mbështesin projektligjet e paraqitura për këtë qëllim në Kongres, ndërkohë që kriza e imigracionit është bërë qendër debatesh në të gjithë vendin.

Presidenti Trump do të flasë sot për emigracionin në Shtëpinë e Bardhë gjatë një takimi me disa familje të cilave u janë vrarë të afërm nga njerëz që kanë hyrë ilegalisht në SHBA.

Thirrja e Presidentit Trump që Kongresi të shtyjë votimin për projektligjet mbi emigracionin vjen pasi udhëheqësit republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve nuk kanë mundur ditët e fundit të grumbullojnë mbështetje të mjaftueshme për dy projektligje që kërkojnë reformimin e ligjeve amerikane të imigracionit dhe forcimin e sigurisë në kufi.

Demokratët shpresojnë se do të marrin vende të mjaftueshme në nëntor për të fituar shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve. Ata shpresojnë gjithashtu të marrin vende në Senat, por shanset për të fituar kontrollin e Senatit janë më të pakta./VOA

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat