Betejë e ashpër e pritshme për anëtarin e ardhshëm të Gjykatës së Lartë

Amerika

Betejë e ashpër e pritshme për anëtarin e ardhshëm të Gjykatës së Lartë

Më: 28 qershor 2018 Në ora: 17:08
SHBA

Dalja në pension e anëtarit të Gjykatës së Lartë, Anthony Kennedy i cili me votën e tij shpesh vendos se në ç’drejtim merret një vendim i krijon mundësinë Presidentit Donald Trump që të bëjë një emërim të dytë për gjykatën në mandatin e tij dhe i hap rrugën një prej betejave më të ashpra të konfirmimit prej dekadash.

Gjatë 30 vjetëve në Gjykatë, zoti Kennedy, 81 vjeç, i emëruar nga republikanët, shpesh është shkëpurtur nga kolegët e tij republikanë, duke hedhur votën vendimtare në një sërë çështjesh të rëndësishme, përfshirë ato lidhur me abortin, të drejtat e komunitetit LGBT dhe të drejtat e votës.

Ai del në pension në fund të korrikut dhe cilindo që të zgjedhë zoti Trump për ta zëvendësuar mund ta bëjë gjykatën të anojë më shumë nga e djathta.

Konservatorët shohin një mundësi të rrallë për një emërim tjetër të një kandidati të së djathtës, ndërsa liberalët po premtojnë ta frenojnë atë, të shqetësuar se një një gjykatë e mbizotëruar nga konservatorët mund të përmbysë precendentët lidhur me abortin dhe të drejtat e homoseksualëve, mes të tjerash.

Mes vendimeve të tij më të spikatura, ka qenë bashkëautorësia në vitin 1992 e një opinion që rikonfirmonte të drejtën kushtetuese të grave për abort, ndërsa në vitin 2015 ai formuloi opinionin e shumicës që legalizonte martesën e personave të të njëjtit seks në Shtetet e Bashkuara..

Sarah Warbelow, drejtore ligjore e Fushatës për të Drejtat e Njeriut, një organizatë për të drejtat e komunitetit LGBT në Uashington, tha se gjykatësi Kennedy “ishte me të vërtetë arkitekti i disa vendimeve me kritike që prekin jetën tonë”.

Presidenti Trump e ka quajtur gjykatësin Kennedy një njeri me “vizion të jashtëzakonshëm” dhe tha e menjëherë kishte filluar të kërkonte për personin që do ta zëvendësonte atë.

Minimumi i votave të nevojshme për një emërim në Gjykatën e Lartë ka qenë 60 në të kaluarën. Por republikanët i ndryshuan rregullat vitin e kaluar duke e ulur minimumin e nevojshëm në 51, një shumicë e thjeshtë dhe që aktrualisht përkon me numrin e vendeve që ata kanë në Senat.

Vitin e kaluar, zoti Trump emnëroi gjykatësin konservator, Neil Gorsuch për të zëvendësuar Antonin Scalian, duke rikthyer shumicën konservatore 5-4 dhe duke siguruar një numër vendimesh në favor të së djathtës.

Demokratët druhen se zoti Trump mund të përpiqet të imponojë votimin e një kandidati para zgjedhjeve të Kongresit në nëntor, të cilat mund të përcaktojnë se cila parti do të ketë kontrollin e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve.

Udhëheqësi i Pakicës në Senat, Chuck Schumer u bëri thirrje republikanëve të mërkurën që të mos shqyrtojnë mundësinë e një votimi për anëtarin e ardhshëm të Gjykatës së Lartë para zgjedhjeve. duke u kujtuar se si nuk pranuan të votonin në vitin 2016 për kanidatit e presidentit të atëhershëm, Barack Obama, Merrick Garland.

“Miliona njerëz pas vetëm pak muajsh do të vendosin se cilët senatorë duhet të votojnë për të konfirmuar ose hedhur poshtë kandidatin e presidentit dhe zërat e tyre meritojnë të dëgjohen tani, ashtu siç udhëheqësi i shumicës (Mitch) McConnell mendonte se duhet të dëgjoheshin atëherë. Të veprohet ndryshe do të ishte kulmi i hipokrizisë”, tha senatori Schumer në një deklaratë.

Vitet e fundit, 20 për qind e rasteve në Gjykatën e Lartë janë vendosur me një votim 5-4 vote, me një rezultat që shpesh është përcaktuar nga vota e gjykatësit Kennedy.

Cilido që të jetë anëtari i ardhshëm, kryetari i gjykatës, John Roberts ka gjasa të jetë personi që do të vendosë balancën, thotë eksperti së drejtës dhe profesor në Universitetin Indianës, Charles Gardner Geyh.

"Roberts është i shqetësuar për trashëgiminë e gjykatës, do që gjykata të vazhdojë të shihet si institucion që mbron ligjin dhe nuk do që publiku ta shohë atë si jo më shumë se një grup politikanësh nën petkun e gjykatësve”, tha zoti Geyh./VOA

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat