Kanadaja rrit tarifat për mallrat amerikanë, Shtëpia e Bardhë e kritikon

Amerika

Kanadaja rrit tarifat për mallrat amerikanë, Shtëpia e Bardhë e kritikon

Më: 3 korrik 2018 Në ora: 08:28
Sarah Huckabee Sanders

Shtëpia e Bardhë tha të hënën se vendimi i Kanadasë për të miratuar tarifa për mallrat amerikane, në hakmarrje për tarifat e SHBA-së për importin e çelikut kanadez dhe aluminit, nuk do të ndihmonte ekonominë kanadeze.

“Përshkallëzimi i tarifave kundër Shteteve të Bashkuara, nuk bën asgjë për të ndihmuar Kanadanë. Ky veprim vetëm dëmton punëtorët amerikanë”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders në një konferencë për mediat, kur u pyet për veprimin e Kanadasë.

Këta të fundit vendosën të imponojnë tarifa që kapin vlerën e 16.6 miliardë dollarëve kanadezë, për mallrat që hyjnë në vend nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky veprim vjen si kundërpërgjigje ndaj tarifave të vendosura nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ndaj importeve të çelikut dhe aluminit, nga e gjithë bota.

Përveç Kanadasë, reagim ndaj vendimit të Trump kanë bërë edhe vendet e Bashkimit Europian, Kina, etj., të cilat nuk janë pajtuar me këtë veprim të presidentit amerikan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat