Zjarr në Kaliforni, vdes një person

Amerika

Zjarr në Kaliforni, vdes një person

Më: 6 korrik 2018 Në ora: 22:48
Kaliforni

Autoritetet e Kalifornisë kanë njoftuar se një person ka humbur jetën nga zjarri.

Zjarri ka shpërthyer në zonën kufitare të Kalifornisë me shtetin federal Oregon.

Zjarri po përhapet me shpejtësi të madhe në një zonë rurale, në të cilën jetojnë shumë njerëz.

Autoritetet e sigurisë kanë ngritura alarmin, për shkak se zjarri ka përparuar drejt vendbanimeve.

Zjarri po favorizohet edhe nga temperaturat e larta që kanë përfshi Kaliforninë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat