Një zyrtar i FBI-së dëshmon në Dhomën e Përfaqësuesve

Amerika

Një zyrtar i FBI-së dëshmon në Dhomën e Përfaqësuesve

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 23:26
Peter Strzok

Zyrtari i dyshuar i FBI Peter Strzok u paraqit para Kongresit të enjten, duke hedhur poshtë kritikat e republikanëve se një seri mesazhesh sms që ai shkëmbeu me avokaten e FBI-së Lisa Page gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016 ishin dëshmi e paragjykimeve të tij ndaj Presidentit Donald Trump.

Strzok, një zëvendës ndihmës drejtor i FBI-së, i cili udhëhoqi hetimin e vitit 2016 mbi përdorimin e një serveri privat emailash nga ish-sekretari i Shtetit Hillari Klinton për përdorimin dhe punoi shkurtimisht në ekipin hetues të Rusisë, tha para ligjvënësve se ai kurrë nuk ka lejuar pikëpamjet e tij personale të ndërhynin në punën e tij zyrtare.

"Asnjëherë, në 26 vitet e punës sime në mbrojtjen e vendit tim, mendimet e mia personale nuk kanë ndikuar në veprimet e mia zyrtare", tha Strzok gjatë dëshmisë para Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Mbikqyrjen e Punës së Qeverisë.

Seanca pati një fillim të tensionuar pasi Strzok refuzoi t’i përgjigjej pyetjeve në lidhje me hetimin mbi ndërhyrjen e Rusisë, duke bërë që Kryetari i Komisionit, ligjvënësi republikan Bob Goodlatte, ta kërcënojë zotin Strzok me masa ligjore për mospërfillje të Kongresit. Demokratët në panel ndërhynë, duke akuzuar republikanët për sulm ndaj zotit Strzok.

Peter Strzok, një agjent veteran 22-vjeçar i FBI-së, i cili gjithashtu ka shërbyer në ushtrinë amerikana për katër vjet, ka drejtuar hetimin e FBI-së mbi përdorimin e emailit nga ish-Sekretarja e Shtetit Hilary Clinton dhe punoi shkurtimisht në ekipin hetues që po merret me ndërhyrjen e zgjedhjet amerikane, të udhëhequr nga avokati special Robert Mueller. Strzok u hoq nga ekipi, megjithatë, pas zbulimit të mesazheve të tij sms, ku ai kritikonte Presidentin Trump./voa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat