‘Trump i papërgatitur, Putin mund ta shfrytëzoj’

Amerika

‘Trump i papërgatitur, Putin mund ta shfrytëzoj’

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 21:37
Donald Trump dhe Vladimir Putin

Senatori demokrat Mark Warner thotë se ka frikë se presidenti rus Vladimir Putin mund të përdorë homologun e tij amerikan Donald Trump gjatë Samitit të Helsinkit.

Ai tha për NBC se ishte i shqetësuar në lidhje me takimin katër syresh midis dy udhëheqësve, të planifikuar për nesër në kryeqytetin finlandez, transmeton AP.

“Ne e dimë se Trump nuk përgatitet shumë për takime të tilla. Ai thjesht është improvizues", tha Warner, duke përkujtuar se Putin ishte agjent i KGB-së dhe ai mund ta përdorë Trump gjatë samitit.

Warner thotë se do të ndihej shumë më mirë sikur "amerikanët e tjerë do të ishin në dhomë" për të "bërë të qartë se pika e parë dhe kryesore e kësaj agjende duhet të jetë për të shmangur ndërhyrjen e mëtejshme ruse në zgjedhjet tona".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat