Eshtrat e ushtarëve të SHBA-së të rënë gjatë luftimeve në Kore, do të transportohen nga Koreja e Veriut në Shtetet e Bashkuara në javët e ardhshme, tha sot sekretari amerikan, Mike Pompeo.
Kthimi i mbetjeve të ushtarëve të vrarë në luftën koreane të viteve 1950-53 është një nga marrëveshjet e arritura nga Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, në samitin e Singaporit më 12 qershor.