Dy fëmijë plagosen nga sulmi i peshkaqenit

Amerika

Dy fëmijë plagosen nga sulmi i peshkaqenit

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 16:02
Vajza pas sulmit nga peshkaqeni

Dy fëmijë janë plagosur nga sulmi i peshkaqenit në brigjet e Long Island në Nju Jork në incidentet e para të këtij lloji në shtet pas 70 vitesh. Kështu kanë njoftuar zyrtarët, raporton BBC.

Një vajzë 12-vjeçare dhe një djalë 13-vjeçar u trajtuan për plagët e marra nga kafshimet.

Një dhëmb, i përshkruar si "pjesë e një peshku të madh", është nxjerrë nga këmbët e djalit dhe është duke u analizuar.

Sulmet e peshkaqenëve ndaj njerëzve janë jashtëzakonisht të rralla në shtetin amerikan të Nju Jorkut.

Vajza e re, e identifikuar si Lola Pollina, tha se ishte duke qëndruar thellë në ujërat e ftohta dhe pa një krijesë duke lëvizur para se të zbulonte se e kishte këmbën e gjakosur.

"Pashë diçka pranë meje, dhe unë ndjeva dhimbje, dhe pashë dhe pashë një krijesë", tha ajo.

Sipas Lolës, krijesa në ujë ishte rreth 1.2 metra e gjatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat