Lufta tregtare me Kinën, Trump: Gati të aplikoj tarifa edhe më të rënda

Amerika

Lufta tregtare me Kinën, Trump: Gati të aplikoj tarifa edhe më të rënda

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 14:41

Lufta tregtare mes mes SHBA-ve dhe Kinës sapo ka filluar dhe sipas presidentit Donald Trump pritet të bëhet edhe më e ashpër në ditët në vijim.

Në një intervistë të dhënë për CNBC, presidenti amerikan theksoi se deficiti tregtar mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës është ende shumë i madh dhe se për këtë arsye po konsideron një tjetër rritje të tarifave.

“Ne kemi një deficit tregtar të tmerrshëm me vendet e Azisë dhe veçanërisht Kinën. Kemi vendosur 34 miliardë dollarë tarifa shtesë, por jam gati të firmos edhe për 500 miliardë dollarë tarifa shtesë, për të balancuar këtë raport tregtar”, deklaroi Trump.

Tarifat e reja të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndaj importeve të aluminit dhe çelikut, hynë në fuqi më 6 korrik, ndërsa në të njëjtën kohë u kundërpërgjigj edhe Kina, duke rritur në të njëjtën vlerë tarifat e mallrave të importuara nga SHBA-ja.

Tarifat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk rëndojnë vetëm mbi Kinën, por mbi të gjithë botën, çka ka sjellë krijimin e aleancave mes vendeve të ndryshme, përfshirë edhe BE-në, për t’u kundërpërgjigjur ndaj vendimeve të Trumpit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat