SHBA: Rritet numri i viktimave nga përmbytja e anijes

Amerika

SHBA: Rritet numri i viktimave nga përmbytja e anijes

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 17:18
Ilustrim

Të paktën 13 persona, përfshirë fëmijë, kanë vdekur, pasi anija që bartte turistë në liqenin Misuri është fundosur. Autoritetet do të rifillojnë kërkomet për persona të tjerë që janë të zhdukur,ka njoftuar guvernatori i këtij shteti.

“Thjesht e tmerrshme, ka ndodhur një aksident tragjik”, tha guvernatori Michael Parson, duke shtuar se tashmë mund të konfirmojë se 13 persona kanë humbur jetën.

Tre persona të tjerë vazhdojnë të jenë të zhdukur. Ndërkaq, shtatë persona janë dërguar në spital për tretman mjekësor.

Shkaktari i këtij aksidenti dyshohet të jetë moti i keq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat