Trump: SHBA-ja dhe BE-ja po kërkojnë tarifa doganore zero

Amerika

Trump: SHBA-ja dhe BE-ja po kërkojnë tarifa doganore zero

Më: 26 korrik 2018 Në ora: 00:09
Donald Trump dhe Jean-Claude Juncker

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi sot një fazë të re në marrëdhëniet SHBA-BE, pas takimit në Zyrën Ovale me kreun e ekzekutivit evropian, Jean-Claude Juncker.

Ai konfirmoi gjithashtu se SHBA-ja dhe BE-ja po kërkojnë të shkojnë drejt tarifave doganore zero në shkëmbimet industriale jo-automobilistike, shkruan ATSH.

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe kreu i ekzekutivit europian, Jean-Claude Juncker, zhvilluan sot një takim produktiv në Shtëpinë e Bardhë ku tentuan të gjejnë zgjidhje për luftën tregtare të nisur nga presidenti amerikan.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat