Prindërit e Melania Trumpit marrin shtetësinë amerikane

Amerika

Prindërit e Melania Trumpit marrin shtetësinë amerikane

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 00:06
Prindërit e Melania Trumpit

Viktor dhe Amalija Knavs, prindërit e Zonjës së Parë Melania Trump bënë betimin si shtetas amerikanë.

 Avokati i tyre tha se çifti slloven e bëri betimin të enjten në qytetin e Nju Jorkut. Çifti Knavs e rritën Melaninë në qytetin Sevnica, kur Sllovenia ishte nën sundimin komunist.

Viktor ishte tregtar makinash, ndërsa Amalija punonte në një fabrikë tekstili. Viktor është 74 vjeç, dy vjet më i madh se Presidenti Donald Trump. Amalija është 73 vjeç. 

Zonja e Parë ndryshoi emrin në Melania Knauss kur filloi punën si modele. Ajo u vendos në Nju Jork më 1996 dhe u njoh me zotin Trump dy vjet më vonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat