Presidenti i ri meksikan me qasje të re ndaj sigurisë - Bota Sot
Presidenti i ri meksikan me qasje të re ndaj sigurisë

Amerika

E martë, 21 gusht 2018

Presidenti i ri meksikan me qasje të re ndaj sigurisë

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 18:40
Andres Manuel Lopez Obrador

Presidenti i ri i Meksikës thotë se kur të fillojë nga detyra në muajin dhjetor, ai do të ketë një grup sigurie me persona të paarmatosur. Në përbërjen e këtij grupi do jenë 10 burra dhe 10 gra, në ndryshim nga Presidenti Pena Nieto, që ka një numër të madh rojesh personale:

Andres Manuel Lopez Obrador foli për gazetarët të enjten, pasi u takua me Presidentin në largim, Enrique Pena Nieto, lidhur me transferimin e pushtetit më 1 dhjetor.

"Kam për të patur një ekip prej 20 profesionistësh, jo medoemos të fushës së sigurisë, por ata do të jenë profesionistë: që të gjithë do të jenë me shkollë të lartë: 10 gra dhe 10 burra.”- tha presidenti i ardhshëm meksikan.

Lopez Obrador thotë se ekipi prej 20 vetësh do të shërbejnë më tepër si ndihmës të tij, se sa si roje personale, duke shtuar se ai do të mbrohet nga të gjithë meksikanët – nga njerëzit e zakonshëm dhe nga ushtarët.

Në ndryshim prej tij, presidenti në largim Pena Nieto thuhet se mbrohet nga të paktën 2 mijë roje presidenciale të armatosura, të cilët janë

planifikuar të punojnë në Ministrinë e Mbrojtjes, sapo të fillojë nga detyra Presidenti Lopez Obrador.

Zyrtarët e sigurisë thonë se janë të shqetësuar lidhur me qasjen ndaj sigurisë të udhëheqësit të ardhshëm, ngaqë Meksika përjetoi periudhën politike më vdekjeprurëse para zgjedhjeve të 1 korrikut, kur u vranë më tepër se 100 politikanë dhe kandidatë./voa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test