Policia kanadeze ngre akuzat ndaj vrasësit të 4 personave në Fredericton

Amerika

Policia kanadeze ngre akuzat ndaj vrasësit të 4 personave në Fredericton

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 09:27
Kanadë

Policia kanadeze ngriti katër akuza për vrasje të shkallës së parë, ndaj një shtetasi 48-vjeçar, që vrau katër persona mëngjesin e të premtes në Fredericton, kryeqytetin e provincës New Brunswick.

Bëhet fjalë për 48-vjeçarin Mateu Vincent Raymond, i cili vrau dy qytetarë dhe dy oficerë policie, ndërsa policia nuk ka dhënë ende detaje në lidhje me armën e përdorur dhe motivet e krimit.

Raymond fillimisht qëlloi mbi shtetasit Bobbie-Lee Wright, 32 vjeç dhe Donald Adam Robichaud, 42 vjeç, ndërsa më pas edhe mbi dy oficerët e patrullës, që mbërritën të parët në vendngjarje, Sara Mae Burns, 43 vjeç dhe Lawrence Robb Costello, 45 vjeç.

Vrasjet e të premtes ishin ngjarja e fundit e dhunës me armë në të gjithë vendin. Ligjet e armëve në Kanada janë më të rrepta se në Shtetet e Bashkuara, por një përhapje masive e tyre ka çuar në një rritje të krimeve me armë gjatë viteve të fundit. Të shtëna ndodhën edhe tre javë më parë, kur një person i armatosur u fut në një rrugë të mbipopulluar të Torontos, duke vrarë dy njerëz dhe plagosur 13 të tjerë, para se të vriste veten.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat