Banorët e Filipineve në hall me ‘detin e mbeturinave’

Amerika

Banorët e Filipineve në hall me ‘detin e mbeturinave’

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 21:53
Filipine

Mbeturinat që hidhen në det, përfundimisht do të kthehen tek ata që i hedhin. Kjo doli të jetë një realitet i tmerrshëm për një grup ‘luftëtarësh’ të mbeturinave në Gjirin e Manilës, Filipine, kur një stuhi në mënyrë të drejtpërdrejtë hodhi plehrat në fytyrat e tyre ndërsa përpiqeshin të pastronin bregun.

Një video është shfaqur në internet duke treguar pastruesit që përpiqen të pastrojnë pasojat e përmbytjeve të rënda dhe grumbujt e mbeturinave, të cilat arritën në shtrirjen e Bulevardit Roxas pas një stuhie tropikale.

Valët e detit sollën në breg plot plastikë, goma, polisterol dhe hedhurina tjera.

Buletini i Manilës raporton se përmbytja e rëndë do të thoshte se mbeturinat ishin derdhur në rrugë dhe shkaktuan ndërprerjen e trafikut.

Ndërkohë, qyteti ishte ngarkuar me trajtimin e pasojave. Bambi Purisima, zyrtari për informimin publik në Manila, njoftoi se Departamenti i Shërbimeve Publike Manila dhe forcat aleate kanë nisur të pastrojnë mbeturinat në zonë.

Një tjetër banor i Manilës me emrin Tim de Asis, i cili kaloi pranë Bulevardit Roxas në pjesën e dendur të përmbytjeve, postoi një video në Facebook, krahas shkrimit: “Pyeta pse kishte trafik në mëngjesin e së shtunës. Isha i befasuar nga “deti i mbeturinave””.

E vërteta e gjithë kësaj nuk është e pazakontë, ndërsa bota përpiqet të përballet me sasinë masive të mbeturinave në planet.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat