Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është i irrituar që Turqia nuk ka liruar pastorin amerikan Andrew Branson, i cili ndodhet tash e dy vjet në burg, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë.
"Presidenti ndjen zhgënjim të madh për faktin se pastori Branson nuk lirohet, si dhe për shkak se qytetarët dhe diplomatët e tjerë amerikanë nuk lirohen," tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sara Sanders.