Pompeo formon 'Grupin e Veprimit të Iranit'

Amerika

Pompeo formon 'Grupin e Veprimit të Iranit'

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 20:35
Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pompeo

Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pompeo, është duke formuar një grup të posaçëm për të koordinuar dhe drejtuar politikën e SHBA-së ndaj Iranit.

Departamenti i Shtetit bëri të ditur se Pompeo do të prezantojë shumë shpejt pjesëtarët e këtij grupi veprimi. Zyrtarët thanë se grupi do të kryesohet nga Brian Hook, i cili aktualisht është drejtor i Departamentit të Shtetit për planifikimin e politikave.

Ata thanë se Hook pritet të zëvendësohet në punën e tij të tanishme nga Kiron Skinner, akademik i politikës së jashtme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat