Kanadaja i jep fund lotarisë për bashkimin familjar

Amerika

Kanadaja i jep fund lotarisë për bashkimin familjar

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 23:51
Foto ilustrim

Kanadaja njoftoi sot se do t’i japë fund sistemit të lotarisë për prindërit apo gjyshërit e huaj që aspirojnë ribashkimin me fëmijët e tyre që kanë imigruar në këtë shtet, duke iu rikthyer politikës së mëparshme kush vjen i pari, i shërbehet i pari.

Otawa ndryshoi funksionimin e ribashkimit familjar në fund të vitit 2017, në favor të një sistemi të përzgjedhjes me short i përshkruar nga shumë imigrantë si ”mizor” dhe ”pa zemër”.

Qeveria e Justin Trudeau sqaroi në atë periudhë se kjo reformë duhej ta bënte përzgjedhjen më ”transparente”.

Rreth 95000 dosje të prindërve apo gjyshërve që dëshirojnë të vendosen në Kanada, përkrah fëmijëve të tyre, u regjistruan online në fund të 2017 për një përzgjedhje me short me vetëm 10 000 vende për t’u pranuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat