Uragani në Hawai, Trump shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Amerika

Uragani në Hawai, Trump shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Më: 24 gusht 2018 Në ora: 12:09
Ilustrim

Hawai është goditur nga erëra të forta dhe shira të rrëmbyeshëm ndërsa uragani Lane i afrohet shtetit amerikan duke shkaktuar përmbytje të mëdha dhe rrëshqitje dheu.

Shkollat dhe zyrat janë mbyllur ndërsa banorët janë strehuar në ambiente të sigurta. Ndërsa uragani i afrohet ishullit, erërat kanë kapur shpejtësinë e 200 kilometrave në orë.

Presidenti Donald Trump ka shpallur që më herët gjendjen e emergjencës për Hauain.

Shtëpia e Bardhë tha se autoritetet federale janë në gatishmëri për të ofruar mbështetje dhe ndihma për autoritetet lokale.

United Airlines ka anuluar ndërkohë të gjitha fluturimet për në dhe nga aeroportet kryesore në Maui.

Në ishullin e madh, ku një paralajmërim për uragan ishte lëshuar që më herët ranë më shumë se 30 cm shi vetëm të enjten. Rrugët janë mbyllur për shkak të rrëshqitjeve të dheut dhe pamje të makinave që përballen me valë të vrullshme uji janë postuar në mediat sociale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat