Akuzat për dhunë seksuale, kandidati i Trump për Gjykatën Supreme i mohon

Amerika

Akuzat për dhunë seksuale, kandidati i Trump për Gjykatën Supreme i mohon

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 10:29
Brett Kavanaugh

Gruaja që akuzon për sulm seksual të nominuarin e Donald Trump në krye të Gjykatës Supreme të SHBA, Brett Kavanaugh, e ka bërë publik identitetin e saj.

Christine Blasey Ford i tha Washington Post se kur kanë qenë adoleshente, Kavanaugh e ka shtyrë në shtrat e është përpjekur ta zhveshë. Akuzat për herë te parë u shfaqën javën e kaluar e Kavanugh është përpjekur që prej atëherë t’i rrëzojë me çdo mënyrë.

Tani, pjesëtarë të lartë të Komisionit të Ligjeve në senat pritet të flasin si me të, ashtu edhe me zonjën Ford. I përzgjedhuri i shefit të Shtëpisë së Bardhë për postin e rëndësishëm të cilin do ta mbaje për gjithë jetën u mor në pyetje gjatë katër ditëve të seancave dëgjimore në këtë komision, dhe ky proces tashmë është i plotë. Të enjten do të votohet nëse propozimi i komisionit do të shkojë për votim në senat.

Por nisur nga situata, ashtu siç pritej, demokratet reaguan dhe përmes liderit të tyre ne dhomën e lartë të parlamentit, Chuck Shummer kërkuan shtyrjen e votimit me argumentin se mbajtja e tij do të përbente një “fyerje” ndaj grave amerikane.

“Këto janë akuza shumë serioze, të besueshme dhe të hetuara tërësisht”, u shpreh Schume, -“Për një kohë të gjatë, shtoi ai, kur gratë kanë folur për abuzime, zërat e tyre janë injoruar. E në këtë rast, kjo nuk duhet të ndodhë kurrsesi, sepse është ne loje dhe integriteti i Gjykatës Supreme”.

Ford ka sqaruar se kur ndodhi incidenti gjatë një feste, ajo ishte 15 vjeç dhe Kavanugh 17. Ai duket ka qenë i dehur. Gruaja pretendon se ka dashur të bërtasë dhe atëherë Kavanough i ka mbyllur gojën me dorë, në një mënyrë që sipas saj edhe mund ta vriste padashje, por siç rrëfen dhe vete, fatmirësisht ka arritur të largohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat