Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka sugjeruar Spanjës ndërtimin e një muri kundër migrantëve në shkretëtirën e Saharasë, deklaroi ministri i Jashtëm spanjoll, Josep Borrell.
Rekomandimi i Trumpit daton në qershor, kur ministri Borrelli shoqëroi mbretin Felipe dhe mbretëreshën Letizia në Shtëpinë e Bardhë.
”Kur diplomatët spanjollë i vunë në dukje presidentit problemet e migrantëve dhe se Sahara shtrihej për gati 5.000 kilometra, Trump tha se kufiri me Sahara nuk mund të ishte më e gjatë se kufiri SHBA-Meksikë”, tha ai.
Trump premtoi ndërtimin e një muri me Meksikën për të bllokuar imigracionin në kufirin mes dy vendeve, që është i gjatë pak më shumë se 4.000 kilometra.
Një plan i tillë do të ishte i vështirë të arrihej për Spanjën, që nuk mund të ndërtojë mur jashtë territorit të vendit.