Trump premton përgjigje në rast të përdorimit të armëve kimike në Siri

Amerika

Trump premton përgjigje në rast të përdorimit të armëve kimike në Siri

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 18:35
Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump premtoi një përgjigje amerikane, në rast të një përdorimi të ri të armëve kimike në Siri.

Ai dënoi me forcë kaosin e shkaktuar në këtë vend nga drejtuesit e tij, shkruan ASTH.

“Ata po zhvasin burimet e kombit të tyre”, shtoi kreu i Shtëpisë së Bardhë nga tribuna e Asamblesë së Përgjithshme në Kombet e Bashkuara që zhvillohet një herë në vit.

Siria po shkatërrohet prej shtatë viteve nga një luftë civile, ku më shumë se 300000 persona kanë humbur jetën dhe miliona të tjerë janë larguar nga shtëpitë e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat